Sot kemi përgatitur një koleksion të ndritshëm të mençurisë arabe, jemi të bindur se kemi akoma shumë për të marrë nga nektari i urtësisë së tyre, dhe gjithashtu mendojmë se do t’i pëlqeni e do t’i çmoni shumë thëniet e mëposhtme. Për të mos harruar, se ne lexojmë çdo koment tuajin, ndaj dijeni se jemi në pritje dhe shumë kureshtar të na thoni cilën prej thënieve pëlqyet më së shumti.

Tri gjëra njeriut ia zgjatin jetën: shtëpia e madhe, kali i shpejtë dhe gruaja e mirë.

Qorri bëri djalë dhe, duke dashur t’ia gjejë sytë, ia qiti dhe atij ato që kish.

Rinia është marrëzi, të cilën mund ta shërojë vetëm pleqëria.

Ruaju nga ai që të sjell fjalët e të tjerëve; do t’u shpjerë atyre edhe fjalë të tjera.

Ruaju të nguturit, sepse ajo shkakton pendimin.

Rrezet e diellit nuk ndoten, edhe nëse bien në baltë.

Rrobat e reja të mbushin me madhështi, të vjetrat me turp.

Secili shpie meritat në shportën e vet.

Lexo po ashtu:  Shikim i turbullt nga qëndrimi i gjatë para ekraneve? Ja çfarë duhet të bëni sipas ekspertëve

Secili ndien kënaqësi siç i përshtatet.

Sikur mendtë të qiteshin në pazar, prapë secili do t’i blinte të vetat.

Sekreti i vetëm që gruaja e vuan është mosha e saj.

Sikur të shisja qefin, s’do të vdiste njeri.

S’ka arritje pa mundime.

Skamja nënshtron barkun, por jo kokën.

S’ka njeri të lodhur ditën e fitores.

S’mund të marrësh përgjigje pa trokitur portën.

Soditja e vazhdueshme e vesit është thes.

Streho beduinin e do t’i vjedhë rrobat.

Syri i shikon të gjitha, por veten jo.

Sytë e dashurisë janë të verbër, puthja hymni i saj.

Sytë nuk i shërbejnë për asgjë një truri të verbër.

Shëndeti kalon në vrimë të gjilpërës, kurse sëmundja vjen si rrufe.

Shfajsimet janë të përziera gjithnjë me gënjeshtra.

Shikojeni në fytyrë tjetrin kur flet dhe kushtojini kohë të dëgjuarit të tij.

Shkoi gomari për brirë e humbi veshët.

Shpata e pushtetit është e gjatë.

Shpotitu me robin dhe ai shumë shpejt ka për të ta kallëzuar.

Shqetësimet e së nesërmes i përkasin së nesërmes.

Lexo po ashtu:  Si ta trajtoni djegien nga dielli!

Të gjitha dashuritë që vijnë pas dashurisë së parë janë shembëllim dhe variante të saj

Të gjitha defektet që i pëlqen sulltani quhen cilësi.

Të kesh frikë nga ai njeri që s’ka frikë nga Perëndia.

Të këqinjtë njihen mes vetes.

Të mësuarit në pleqëri është si të shkruarit në rërë, të mësuarit në rini është si të gdhendurit në gur.

Tri gjëra e shkatërrojnë njeriun: pasuria, kopracia dhe jopjekuria.

Të thuhet e vërteta e bën njeriun e madh.

Thuaje gjithmonë të vërtetën në formë loje.

U mboll fara “nesër” por asnjëherë nuk çeli.

Urrejtjen dhe neverinë gruaja e tregon menjëherë, ndërsa dashurinë e fsheh edhe dyzetë vjet.

Uthulla e falur vlen më shumë se mjalti i blerë.

Vajza me djep ari s’rri gjatë në shtëpinë e babait.

Varfanjaku edhe në vendin e vet është i huaj.

Varfëri nuk do të thotë vetëm kur nuk ke para, por edhe mungesa e diturisë, mendimit dhe talentit janë secila më vete varfëri.

Vdekja e dërgon sfidën e vet me një flok të bardhë.

Lexo po ashtu:  Si të dukeni më i mençur derisa flisni - Nuk është aq me rëndësi se çfarë thua, por mënyra se si e thua atë.

Vdekja ëhtë së tepërmi afër, kurse koha për mirëbërje është e kufizuar.

Vetëm dashuria e parë është e vërtetë.

Vizitat e rralla e shtojnë miqësinë.

Xhamia më e mirë është ajo e ndërtuar në shpirt.

Zemërimi i të dashuruarve është si shiu i pranverës.

Zemërimi nis me çmenduri dhe mbaron me pendim.

Zemra e dashuruar askund nuk mund të gjejë qetësi e gëzim, derisa dashuria e mban në kthetrat e veta.

Zemra e njeriut nuk është çarçaf që t’i shtrohet çdokujt.

Zoti banon këtu ndër ne.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *