Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje Haki Abazi ka reaguar ndaj deklarimeve të kryeministrit Avdullah Hoti se Kosova nuk ka nevojë për shkuarje në zgjedhje të reja.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Ai në një postim në Facebook ka shkruar se Kosovës urgjentisht i duhen zgjedhje, pasi, sipas tij, qeveria Hoti është ‘ilegale’.
Postimi i plotë:

KOTI duhet ta dijë që nuk krahasohet asgjë me fuqinë që ka gjykata e popullit. As dorëheqja nuk do të mjaftojë një ditë.
Nuk ka mëshirë ndaj krimit politik e as ndaj shërbëtorëve të krimit që hiqen të pafajshëm në krimin e bërë me rrëzimin e Qeverisë Kurti dhe dëshpërimit të pafund që është shkaktuar te qytetarët në mes të pandemisë.
Kosovës urgjentisht i duhen zgjedhje sepse kjo qeveri nuk e ka kumbarën, e përveç që është ilegale është edhe jetim!




