Ekzistojnë shumë mite rreth dashurisë së vërtetë. Njerëzit janë të prirur për t’i besuar pa e ditur se pas secilit mit nuk fshihet asgjë veçse një gënjeshtër e madhe.

Njerëzit kundërt tërhiqen

Kjo nuk është e vërtetë. Përgjithësisht njerëzit e kundërt janë interesantë për njëri- tjetrin por jo domosdoshmërisht tërheqës.

Ti mund ta ndryshosh atë

Nëse po prisni që ai apo ajo të ndryshojë na vjen keq t’ju themi se po lodheni kot. Mund të kalojë një jetë dhe përsëri njeriu i njejtë do të mbetet ai që keni njohur në fillim.

Shpirti binjak është punë fati.

Në vend që të kërkohet shpirti binjak është mirë që të krijohet. Nëse në një marrëdhënie njëri përpiqet të bëhet shpirti binjak i tjetrit dhe anasjelltas, kjo çështje është e zgjidhur.

Romanca ka një datë skadence

Thuhet se pas martese vjen një pikë në të cilën romanca vdes. Kjo nuk është e vërtetë. Thjeshtë përpiquni ta mbani gjithmonë të ndezur dhe të gjallë romancën edhe pas martese dhe do të provoni se ky mit është thjeshtë i gabuar.

Lexo po ashtu:  Detyra shtëpie: A do të preferonit t’i zëvendësonit me veprime mirësjelljeje?

Burimi: Bustle

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *