Raportet në Uruguai sugjerojnë se Roma po intensifikon negociatat e tyre për agjentin falas Edinson Cavani, duke i ofruar një kontratë tre vjeçare.

Sulmuesi 33-vjeçar ka përfunduar përvojën e tij në Paris Saint-Germain, pasi marrëveshja e tij skadon nesër.

Atletico Madrid, Inter dhe Newcastle United kanë qenë gjithashtu të lidhur, por Roma po shfaqet si pretendentë shumë i fortë për firmën e tij, transmeton lajmi.net.

Sipas reporterit të Sport 890, Gonzalo Ronchi, ditët e ardhshme do të jenë vendimtare në bisedimet midis Romës dhe Cavani.

Klubi i Serie A është duke i propozuar një kontratë tre vjeçare sulmuesit uruguajan.

Do të ishte një rikthim në Itali për Cavani, i cili kishte veshur fanellën e Palermos nga 2007-10, dhe te Napoli deri në 2013-ën.

Lexo po ashtu:  Bayerni luajti me fanella të reja kundër Frankfurtit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *