UEFA konfirmoi të martën se shorti i çerekfinaleve, gjysmëfinaleve dhe finales të Ligës së Kampionëve do të zhvillohen në orën 12:00 të premten, 10 korrik në selinë e saj në Nyon, Zvicër, ku nga ora 13:00 do të zhvillojë edhe raundet e fundit kualifikuese të Ligës së Evropës.
UEFA gjithashtu kujtoi se nuk do të ketë aspak pengesë për përballje midis rivalëve nga i njëjti vend dhe se çdo kufizim do të njoftohet para shortit.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Shorti për në finalen e madhe do të mbahet për të përcaktuar ekipin që luan në shtëpi për arsye administrative.
Komiteti Ekzekutiv i UEFA njoftoi më 17 qershor se Liga e Kampionëve 2019/20 do të zgjidhet me një format përfundimtare midis tetë skuadrave në Lisbonë, që do të zhvillohet nga 12 deri në 23 gusht. Ndërsa Liga e Evropës po me të njëjtin format, do të luajë në Gjermani.





