Organizata Botërore e Shëndetësisë, do të dërgojë javën që vjen një ekip në Kinë, për të studiuar origjinën e koronavirusit. Ky fakt u bë me dije nga drejtori i përgjithshëm i OBSH, Tedros Adhanom Ghebreyesus, gjatë një konference për shtyp nga Gjeneva, Zvicër.

“Njohja e origjinës së këtij virusi është shumë e rëndësishme. Mund ta gjurmojmë dhe luftojmë më mirë Covid-19, kur të mësojmë më shumë rreth tij, përfshi edhe se si ka nisur. Do të dërgojmë një ekip javën që vjen, për të qenë të përgatitur”, deklaroi Tedros Adhanom Ghebreyesus. Prej kohësh është hedhur dyshim se virusi mund të ketë dalë nga një laborator në Ëuhan aksidentalisht, ndërkohë që pista tjetër që dyshohet është ajo e kapërcimit të specieve, nga lakuriqi i natës tek njeriu.

Lexo po ashtu:  Jetike për shëndetin / Doza e duhur e qumështit të bletës

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *