Juventus është përforcuar me një djalë të ri nga Baseli, si pjesë e operacionit që solli Kaly Sene në Zvicër

Bëhet fjalë për talentin kosovar Albian Hajdari, i cili luan në pozitën e qendërmbrojtësit dhe përfaqëson Zvicrën U17, duke bërë pesë paraqitje në total, përcjell lajmi.net.

Lindur në Binningen, afër Bazelit, Hajdari është një mbrojtësi mjaft i fuqishëm dhe luan me këmbën e majtë.

Këtë sezon, ai luajti 10 ndeshje me Basel U18.

Te Juventusi, Albian Hajdari do të luajë për ekipin e të rinjve Primavera.

17-vjeçari mund të jetë një ‘xhevahir’ i së ardhmes për Kombëtaren e Kosovës, e cila duhet të angazhohet më shumë për t’i siguruar shërbimet e tij.

Lexo po ashtu:  E konfirmon presidenti i Lyon: Barca na ka kontaktuar për një lojtar

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *