Serbia ngriti aktakuzë për krime lufte ndaj Nezir Mehmetajt, vjen reagimi i parë nga Vetëvendosje – kanë disa fjalë për kryeministrin Hoti
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Prokuroria e Serbisë ka ngritur aktakuzë për krime lufte, kundër shtetasit të Kosovës, Nezir Mehmetaj, këtë e konfirmoi vëllai i të akuzuarit, Valon Mehmetaj.
E, lidhur me këtë, ka ardhur edhe reagimi i parë nga Lëvizja Vetëvendosje.

Është zëdhënësi, Arlind Manxhuka, i cili përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se kjo është një dëshmi se sip o trajtohen qytetarët e Kosovës nga ana e Serbisë.
“Pra, pasi ka hequr dorë nga reciprociteti, nga anëtarësimet në organizmat ndërkombëtar, Hoti i Qeverisë Koti sot deklaroi se dialogu nuk ka alternativë. Në anën tjetër, ja si trajtohen qytetarët e Republikës së Kosovës”, ka shkruar ai në Facebook.
Avokati i Mehmetaj, Sead Spahoviq ka thënë për Radion Evropa e Lirë se Mehmetaj po akuzohet për vepra të kryera pas qershorit, 1999, kur lufta kishte mbaruar dhe se akuzat ndaj tij nuk mund të lidhen me krime lufte.
https://www.facebook.com/arlindman/posts/10158581118283698




