Ndërsa Napoli provon të paraprijë konkurencën e Milan e ka vënë në calendar një takim me menaxherin e lojtarit, kuqezinjtë kanë dërguar një vëzhgues special në Austri për të. Dominik Szoboszlai, ylli i Salzburgut që i pëlqen gjysëmës së Europës, ka future në ‘sherr’ dy klubet italiane. Vëzhguesi special i kuqezinjve është Ralf Rangnick, kandidati numër një për pankinën kuqezi.

Ndësa Salzburgu shkatërronte qetësisht Sturm Graz (5-2 rezultati final), duke fituar titullin kombëtar, në tribunë ka asituar ndeshjen për të ndjekur nga pranë Szoboszlai, pikërisht Rangnick, që megjithatë duhet thënë se është pjesë e grupit Red Bull.

Szoboszlai konsiderohet një nga pikat fikse të Milanit nëse vjen Rangnick. Hungarezi pëlqehet e kuqezinjtë kanë lëvizur për të me shpejtësi. Ka një klauzolë që përcakton cmimin në kuotën e 25 milionëve, por ka edhe një konkurencë të fortë. Napoli mund të vendosë në tavolinë insistimin e Rino Gattusos, por Milan i është përgjigjur me Rangnick.

Lexo po ashtu:  Jam shqiptar e kosovar, zot e krenar, zot e bujar

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *