Facebook do të heq nga përdorimi aplikacionin Lasso, version i ngjashëm i frymëzuar TikTok i lançuar në Korrik 2018.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Ditët e fundit përdoruesve i ka shkuar një njoftim se nga 10 Korriku aplikacioni nuk do të jetë më i disponueshëm. Të gjithë ata që kanë video të ruajtura duhet t’i shkarkojnë përpara se aplikacioni të zhduket, nëse duan të kenë kujtimet e tyre.
Facebook do të fokusohet tek Reels (një funksion në Instagram përmes të cilit ju mund të rregulloni dhe regjistroni video në stilin e TikTok). Këto video mund të dërgohen në Storie ose DM.

Aplikacioni Lasso ka qenë i disponueshëm në SHBA, Meksikë, Argjentinë, Kolumbi, Kili, Peru, Ekuador dhe El Salvador.
Ky nuk është i vetmi projekt të cilin Facebook e ndalon në Korrik, gjithashtu Hobbi (aplikacion për prezantimin e projekteve personale) i publikuar në Shkurt të këtij viti do të mbyllet.




