Ish-mjeku i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Liri Loshi, ka thënë se shqiptarët që ishin viktima të agresorit serb, janë duke marrë mësime nga kultura e “çoroditur” e tij.

Ai ka thënë se sikurse Serbia që ka kryer krime ndaj shqiptarëve të Kosovës, njëjtë edhe partitë politike në Kosovë po veprojnë kundër Lëvizjes Vetëvendosje.

Sipas tij, ato kanë masakruar votën e lirë të popullit kur rrëzuan qeverinë Kurti dhe kur krijuan një qeveri të pakicës që është e varur nga Lista serbe.

Loshi ka thënë se popullit dhe Vetëvendosjes duhet t’i kërkohet falje fillimisht dhe pastaj të kërkohen modelet e bashkëpunimit për një qeveri të re.

Postimi i plotë i Loshit në Facebook:

Nuk mund t’i grabisësh dikujt një gjë dhe të kërkosh pajtimin me të. Së pari duhet ta kthesh gjenë e grabitur, së dyti të kërkosh falje dhe tek së treti të kërkosh pajtimin. Është pra një kornizë normash etike dhe morale që e përdor e tërë bota për t’i sjell në vend raportet e çrregulluara mes palëve.

Lexo po ashtu:  Egjipti afër pezullimit të traktatit të paqës/ Netanyahu rikonfirmon ofensivën në Rafah

Ne shqiptarët që ishim viktima të agresorit serb, me dashje a pa dashje, jemi duke marrë mësime nga kultura e çoroditur e agresorit.

Serbia na ka masakruar mijëra njerëz, nuk ka kërkuar falje asnjëherë, mban Kosovën nën juridiksionin e vet dhe bëhet sikur kërkon pajtim me shqiptarët! Kështu po bëjnë edhe partitë politike shqiptare që krijuan unitet kundër Vetëvendosjes. Ata masakruan votën e lirë të popullit kur rrëzuan qeverinë Kurti, krijuan një qeveri të pakicës që është e varur nga Lista serbe dhe tash kërkojnë unitet që fituesi legjitim i zgjedhjeve t’i subordinohet një qeverie jolegjitime. E jo.

Së pari gjerat e zhvendosura në mënyrë joparimore duhet të kthehen në vend sipas parimit. Duhet t’i kërkohet falje Vetëvendosjes dhe popullit dhe në fund të kërkohen modelet e bashkëpunimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *