Dr Anthony Fauci, drejtor i Institutit Kombëtar për Alergji dhe Sëmundje Infektive në SHBA, pati të martën disa fjalë të mprehta për njerëzit që bëjnë jetë nate, të cilët ai tha se po i vënë të tjerët në rrezik vdekjeje nga koronavirusi.

“Baret, janë rrezik shumë i madh. Me të vërtetë shumë i madh“, tha eksperti i sëmundjes infektive gjatë një dëgjimi në Senatin amerikan të martën në mëngjes. “Festimi brenda në një lokal është një lajm i keq.

“Tani ne kemi 40-plus-mijëra raste të reja në ditë, por unë nuk do të habitesha nëse shkojmë deri në 100,000 në ditë nëse ndërgjegjshmëria e njerëzve nuk ndryshon”, tha ai.

Doktori theksoi se ekziston një mënyrë për të pasur një bashkëveprim shumë më të sigurt shoqëror, dhe ajo është duke qëndruar në ambiente të jashtme, dhe duke mbajtur një distancë nga të tjerët, gjë që studimet tregojnë se ka shumë më pak të ngjarë të transmetojë koronavirusin midis njerëzve.

Lexo po ashtu:  Çfarë është “karrigia e shpirtit”? Ideja inovative për ata që duan të ulen këmbëkryq

Fauci gjithashtu tha se është i shqetësuar se “shumë njerëz” mund “të mendojnë se janë të paprekshëm” nga virusi, por nuk është kështu. Edhe nëse njerëzit që frekuentojnë jetën e natës nuk ndjenjë simpotama to mund të jenë transportues të virusit, duke shkaktuar shumë dëme për shoqërinë./Burimi: Business Insider/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *