Trajneri i Benfikës, Bruno Lage e ka hedhur peshqirin pas humbjes së fundit 0-2 në Maritimo Funchal. Menjëherë pas lojës, ai dha dorëheqje nga kampionët e Portugalisë.

Sipas gazetës portugeze “Record”, Benfika tashmë kishte kontaktuar agjentin e ish-trajneritt të Tottenhamit, Mauricio Pochettino.

Një lajm jo pak befasues ky, duke qenë se Pochon mediat e lidhnin me marrjen e drejtimit të ndonjë prej top klubeve botërore.

Benfika nuk ka qenë në gjendje të bindë që nga rifillimi në Portugali. Me vetëm një fitore nga pesë ndeshje, ata tani janë gjashtë pikë larg literit Porto.

Lexo po ashtu:  Sarri pas sulmuesit të Interit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *