Për momentin është një ëndërr, por Inter po punon prej muajsh sepse Conte e di mirë që duhen lojtarë si David Alaba për të fituar. Ashtu si për Hakimi, Marotta e Ausilio kanë hapur prej kohësh dosjen për mbrojtësin e fuqishëm austriak që mund të luajë si në krah ashtu dhe i majtë në një mbrojtje me 3, pikërisht si ajo e Conte. E reja më e rëndësishme, që kanë zbuluar Sportmediaset është se Alaba ka qenë në Milano dy herë përpara izolimit, ku është takuar me drejtuesit zikaltër, bashkë me të atin që e përfaqëson me konsulencën e menaxherit Zahavi.

Alaba ka një vlerësim prej 50 milionë euro e një rrogë prej 11 milionë, por shkon në skadencë pas një viti e për momentin nuk ka një akord rinovimi me Bayern Mynih. Mbi të kanë hedhur sytë Real Madrid, City e Psg por Inter beson se mund të fitojë prioritet ndaj konkurencës, nëse Bayern pranon një shkëmbim me Perisic plus një shumë të fortë parash.

Lexo po ashtu:  Shqipëria jonë kualifikohet në Euro 2024, kuqezinjtë presin biletën për në Gjermani

Ndërkohë, në klubin e Rrugës Liberazione është shfaqur Luis Fernando Garcia, menaxheri i Emerson Palmieri që dëshiron të kthehet në Itali: profilizohet kështu një tjetër sfidë merkato me Juventus për mbrojtësin e majtë për të cilin Chelsea kërkon 30 milionë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *