Mohim i fortë nga Fiorentina në lidhje me zërat e merkatos sipas të cilit Daniele De Rossi është gati të marrë vendin e teknikut aktual Beppe Iachini. “Lexoj e shoh cdo ditë në media një trajner të ri ose lojarë të rinj në ardhje tek Fiorentina – ka shpjeguar presidenti Rocco Commisso në një komunikatë -. Deri pardje të gjithë e kishin të sigurtë një trajner të ri, dje në mbrëmje u prezantua si zgjedhje e imja dhe e shoqërisë një trajner i ri”.

“Në këtë pjesë të sezonit, për ne kaq e rëndësishme e delikate, mendoj se kush vazhdon të nxjerrë zgjedhjet e mia për të zëvendësuar një person apo një tjetër, i bën vetëm keq Fiorentinës e tifozëve të saj – ka shtuar pronari i Fiorentinës -. Nuk kam patur asnjë lloj kontakti, mail ose telefoni ose ta takoj personalisht, me askënd e si të gjithë e dinë se zgjedhja e fundit më takon mua, është e pabesueshme që vazhdojnë të dalin këto fake news. Kush nuk i do të mirën Fiorentinës e tifozëve të saj po mundohet të destabilizojë ambjentin, por ne jemi të bashkuar e do të vazhdojmë në rrugën tonë, deri në fund të sezonit”.

Lexo po ashtu:  Fury: Nëse mendoj për duelin ndaj Joshua e humbas më herët titullin

“Ashtu si ka thëenë gjithnjë, pastaj do të vijë momenti që të bëjmë llogari e të bëjmë zgjedhje për kampionatin e ardhshëm, por sot vazhdojmë, si tha dje Joe Barone, të mendojmë vetëm të mbyllim në mënyrën më të mirë këtë sezon me impenjimin maksimal të të gjithëve e duke i dhënë mbështetje totale teknikut, stafit e lojtarëve”, përfundoi Commisso.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *