Një ndër gjërat që na kthen ne si shqiptarë pas në kohë është padyshim kinematografia italiane, nga komeditë e deri te serialet me mafia. Jo më kot, falë këtyre prodhimeve, shumë prej nesh fituam një gjuhë të dytë. Meqë jemi në stinën e verës, që është ndër të tjera edhe kohë nostalgjie, na lejoni t’ju prezantojmë me dy seriale interesantë italianë, ku interpretimi dhe regjia i është besuar disa nga emrave më të njohur të kinematografisë.

Në “La strada di casa” trajtohet historia e një burri (Alessio Boni) që rrëmon me kurajë në të shkuarën për të gjetur rrugën për në shtëpi. Dilema e tij ekzistenciale është: A është vërtet njeri i mirë?

Në “La vita promessa”, ngjarjet vendosen mes Siçilisë së viteve ’20 dhe Nju Jorkut, në mesin e krizës ekonomike dhe bazohen në romanin me të njëjtin titull. Në mesin e kësaj krize ekonomike, përcillet një sagë familjare.

Lexo po ashtu:  Dua Lipa ka publikuar këngën e re nga albumi “Future Nostalgia”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *