Artan Murati, këshilltar i kryeparlamentares Vjosa Osmani, ka reaguar pas akuzave ndaj Kuvendit për mos-miratimin e ligjit për pandeminë.

Murati ka thënë se Projektligji për menaxhimin dhe parandalimin e pandemisë është i gatshëm që nga muaji prill. Por, sipas tij, ai është bllokuar nga subjekte politike që tani janë në pushtet, përcjell Bota sot.

Ai ka theksuar se nuk ka bazë të mjaftueshme ligjore për ta menaxhuar dhe parandaluar pandeminë, kësisojë as Policia nuk mund të shqiptojë as gjoba në këtë situatë.

Reagimi i Muratit vie pas vdekjes së 12 pacientëve në Klinikën Infektive brenda 24 orëve të fundit në Kosovë.

Reagimi i plotë i Muratit në Facebook:

Po shoh disa reagime ku fajësohet Kuvendi lidhur me mos-miratimin e ligjit për pandeminë. Ndonëse vendimmarrja në Kuvend është kolektive, në këtë rast, adresa e bllokimit të ligjit është e njohur.

Shkurt edhe shqip: Projektligji për menaxhimin dhe parandalimin e pandemisë është i gatshëm që nga muaji prill. Që atëherë, ky projektligji fillimisht u bllokua në Kryesi të Kuvendit (dihet nga kush), për arsye të pastërta politike, e që nga 11 qershori qëndron në sirtarët e Qeverisë, pavarësisht nevojës urgjente për trajtim të duhur të pandemisë. Ky projektligj është bllokuar nga subjekte politike që tani janë në pushtet.

E ripërsëris: absolutisht nuk ka bazë të mjaftueshme ligjore për ta menaxhuar dhe parandaluar pandeminë. Ju lutem lexoni vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Policia nuk mund të shqiptojë as gjoba në këtë situatë. Pyeteni policinë e ju njoftojnë edhe më mirë. Ligji është i nevojshëm, madje i domosdoshëm.

Lexo po ashtu:  Vritet drejtori i programit bërthamor, Irani akuzon Izraelin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *