Drejtori sportiv i Interit Bepe Marota insiston se do ti shërbente shumë Lautaros nëse do refuzonte Barcelonën dhe do qëndronte tek zikaltërit. Marota gjithashtu përgënshtroi edhe interesimin për mbrojtësin e Çelsit Emerson Palmieri.

“Lautaro nuk ka treguar dëshirë për tu larguar”, tha Marota për “DAZN”. “Interi nuk dëshiron të shesë të rinjtë premtues. Nëse ndonjë lojtar do që të largohet ne do ta analizojmë situatën së bashku”.

Interi ka qenë i lidhur edhe për një interesim për Emersonin e Çelsit. “I kuptoj spekullimet e merkatos, por ne nuk kemi kontaktuar fare me lojtarin në fjalë”, përfundoi Marota.

Lexo po ashtu:  Liga e Kampionëve sonte vjen me dy super përballje

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *