Kohëzgjatja e leximit: 2 minuta

Jose Mourinho i është përgjigjur në stil Arsenalit, i cili ishte tallur me humbjen e Tottenhamit ndaj Sheffield United, duke thënë se rivali i Londrës veriore nuk ka asnjë sukses të vetin të cilin mund ta festojë, prandaj gjen ngushëllim në vështirësitë e të tjerëve.

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Arsenali u tall me Tottenhamin në Facebook, duke e postuar një video nga fitorja e vet kundër Sheffield në FA Cup javën e kaluar në Bramall Lane, me përshkrimin: “Nuk është e lehtë ta mposhtesh Sheffield Unitedin në Bramall Lane”, transmeton Gazeta Express. Topçinjtë u tallen me skuadrën e Mourinhos pak pasi ajo u mposht 3:1 nga Sheffield në Bramall Lane këtë fundjavë.

Por Mourinho beson se ky postim tregon më shumë për Arsenalin sesa për ekipin e tij, duke lënë të kuptohet se vështirësitë e të tjerë nuk do të ishin burim i gëzimit të Topçinjve, sikur ata të ishin afër kreut të renditjes tabelore në Premierligë.

“Mendoj se sikur ata të ishin në krye të ligës apo duke luftuar për top katërshe në një moment të mirë, ata nuk do të gëzoheshin për problemet e të tjerëve. Problemet e të tjerëve i shijon vetëm kur je vetë në telashe”, tha Mourinho.

Lexo po ashtu:  Dest: S’e kuptova asnjë fjalë që Messi e foli

“Në fund kjo flet më shumë për ta. Ata nuk kanë për çfarë të festojnë, prandaj u duhet ta shfrytëzojnë çdo mundësi për ta bërë këtë. Ata janë në situatë të ngjashme me neve në renditje”, shtoi ai.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *