Kohëzgjatja e leximit: 1 minuta

Një vrimë e zezë, 8 mijë herë më e madhe se ajo që njohim është zbuluar duke ngritur pikëpyetje të mëdha mes shkencëtarëve. Në revistën periodike të Akademisë Mbretërore Astronomike të Mbretërisë së Bashkuar, u publikuan fakte mbi këtë vrimë të zezë gjigante, e cila u konstatua fillimisht në vitin 2018 dhe u studiua 2 vite rresht.

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Shkencëtarët evidentuan se kjo vrimë e zezë është 8000 herë më e madhe se vrima e zezë që ndodhet në qendër të galaktikës sonë. Vrima e re e zezë është 34 miliardë herë më e madhe se e Diellit.

Revista bën të ditur se ky gjigant kozmik falë fushës gravitacionale, është në gjendje të thithë dhe përpijë çdo gjë që gjen përpara, përfshirë këtu edhe dritën. Megjithatë kjo vrimë ndodhet miliarda vite dritë larg sistemit tonë diellor. Mbetet e mistershme pse dhe si është krijuar kjo vrimë e zezë dhe kur.

   

Lexo po ashtu:  Buffet thotë edhe sikur ti jepnin gjithë Bitcoinët për 25 dollarë nuk do ti blinte

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *