Një person nga Komuna e Malishevës, ka ndërruar jetë si pasojë e infektimit me virusin e Etheve Hemorragjike Krime Kongo (EHKK).

Për gjashtë vite me radhë në Komunën e Malishevës, nuk ka pasur raste të vdekjeve me EHKK, ndërsa për pesë vite radhazi nuk ka pasur as raste të infeksionit.

Vdekja e I.B. (1976), është konfirmuar nga SHSKUK, përkatësisht drejtori Basri Sejdiu, në komunikim zyrtar me Komunën e Malishevës, thuhet në njoftim e komunës së Malishevës0.

Bazuar në të dhënat e deritanishme, tashmë i ndjeri, edhe pse i prekur me EHKK, nuk është trajtuar në Klinikën Infektive, por në një klinikë tjetër dhe në momentet e fundit të jetës, ka pasur nevojë edhe për terapi me oksigjen.

Lidhur me rastin sot është mbajtur një takim urgjent i shtabit komunal për EHKK, si dhe çështja është trajtuar edhe në mbledhjen e rregullt të Këshillit të Drejtorëve.

Lexo po ashtu:  “Mami më dhemb barku”, vogëlushja 11 vjeçe ishte përdhunuar. Arrestohet gjyshi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *