Më 6 korrik të vitit 1907, lindi artistja e njohur meksikane Frida Kahlo, emri i vërtetë i së cilës është Magdalena Carmen Frida Kahlo y Calderón.

Frida Kahlo u bë e famshme me autoportretet e saj dhe punimet e saj të inspiruara nga natyra meskikane.

Mirëpo, Kahlo prapa vetes ka lënë edhe shumë poezi me tematikë dashurie, ndërsa sot në ditëlindjen e artistes së madhe, KultPlus ju sjell një poezi shumë të njohur të saj.

Poezi nga Frida Kahlo

Meriton një dashuri që të do

të pakrehur

me gjithçka dhe me arsyet që të bëjnë

të ngrihesh me nxitim

me gjithçka dhe me demonët që

nuk të lënë të flesh.

Meriton një dashuri që të bën

të ndihesh e sigurt,

në gjendje të gëlltitësh botën

kur ecën krah teje,

që ndjen se përqafimet e saj janë

të përsosur për lëkurën tënde.

Lexo po ashtu:  "E kam takuar Konicën për herë të parë më 1909. Ishte diçka që nuk kam për ta harruar kurrë." - Fan Noli shkruan për Faik Konicën…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *