Në 24 orët e fundit në Kosovë janë shënuar 4 vdekje nga koronavirusi, pacientët kishin edhe sëmundje të tjera shoqëruese.

Gjatë ditës së djeshme është raportuar për tri viktima nga koronavirus, një nga Fushë Kosovë, Podujeva ndërsa viktima e tretë ishte nga Gjakova, nuk është bërë e ditur për viktimën e katër se nga është dhe as mosha.

Në njoftimin e Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, thuhet se numri i viktimave nga koronavirus ka shkuar në 79.

“Sot më 06 korrik 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 429 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 195 raste pozitive. Numri total i rasteve pozitive 3.703 raste nga 25.674 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 79 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese”, thuhet në njoftimin e IKSHPK

Lexo po ashtu:  Raporti i policisë: 6% e grave të dhunuara në Itali janë shqiptare

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *