Mjaft konsumatorë preferojnë t’i nxjerrin farat e rrushit, madje të tjerë nuk konsumojnë as lëkurën e këtyre kokrrave. A e dini pse bëjnë gabim? Numri më i madh i përbërësve të dobishëm është i përqendruar në farat e rrushit të zi. Këto fara, bazuar në studimet më moderne shkencore, rezultojnë si të shkëlqyera në pastrimin e organizmit nga mbetjet dëmtuese dhe metalet e rënda. AgroWeb.org ju sjell një përmbledhje të rëndësishme të vetive mirëbërëse të farave dhe lëkurës së kokrrave të rrushit dhe efekteve të tyre në shëndetin e organizmit.

Plot me Omega 6 dhe 9. Farat e rrushit arrijnë të aktivizojnë qarkullimin jetësor në shtresat e poshtme të lëkurës së njeriut. Ky qarkullim shumë i rëndësishëm rivitalizon dhe ndihmon për të parandaluar plakjen e shpejtë të vetë lëkurës. Farat përmbajnë, madje janë shumë të pasura me aminoacidet Omega 6 dhe Omega 9. Ato janë të mrekullueshme për rigjenerimin e qelizave dhe ndikojnë fuqishëm në hidratimin e lëkurës. Farat e rrushit janë ndër produktet më të këshilluara kundër efekteve të plakjes, jo vetëm të lëkurës por edhe të të organizmit njerëzor.

Lexo po ashtu:  Ndjeni dhimbje mesi? Mos shkoni tek mjeku, zgjidhjen e keni në shtëpitë tuaja

Farat janë plot me antioksidantë natyralë dhe mbrojnë shëndetin falë përmbajtjes me vajra esencialë shumë të rrallë. Vaji esencial i farave të rrushit është i njohur tashmë botërisht për përdorimin në kuzhinë për efektet e dobishme kundër kolesterolit të keq. Vaji esencial i farave të rrushit është mirëbërës edhe për pamjen e jashtme. Përbërja jo-yndyrore e këtij vaji i përshtatet çdo tipi të lëkurës.

Kjo përbërje përdoret për masazhet e trupit ose të flokëve, por gjithashtu shërben si bazë për produktet estetike. Por çfarë i bën farat e rrushit të kenë efekte kaq magjike? Farat përmbajnë polifenole, në formën e molekulave të mbushura me vitaminë E, të cilat janë të pasura me antioksidantë natyrorë. Kjo pasuri e tillë në vlera i bën farat e rrushit të ofrojnë veti kaq speciale për shëndetin. Shumë nga vlerat e mrekullueshme të rrushit vijnë për shkak të polifenoleve të pranishme në lëkurën e kokrrave të frutit. Këtu përfshihen antioksidantë si taninat.

Taninat janë antioksidantë që veprojnë në mënyrë direkte për zvogëlimin e rrezikut të dëmtimit prej radikaleve të lira në sistemin e qarkullimit të gjakut. Rrushi është i natyralisht i pasur me sheqerna mirëbërës të cilët rregulojnë aktivitetin e mëlçisë, e cila i grumbullon ato për përdorim kur është e nevojshme nga organizmi. E rëndësishme për t’u theksuar është fakti se diabetikët duhet ta përdorin rrushin në mënyrë shumë të kontrolluar. Rrushi përdoret gjerësisht edhe për qëllime terapeutike ose kuruese për organizmin. Specialistët e ushqimit dhe ata mjekësore këshillojnë që të përdoret nga ata që vuajnë nga nefritet dhe problemet dhe gurët në veshka.

Lexo po ashtu:  Studimi i ri: Kafeja rrit përqëndrimin, por s’ju bën kreativë

Po ashtu nga personat që vuajnë nga prania e gurëve të mëlçisë, probleme të fshikëzës urinare madje edhe ata që vuajnë nga tensioni i lartë i gjakut. Lëngu i rrushit ofron efekte kurative për probleme si bronkiti kronik, azma bronkiale, si dhe në përgjithësi për krejt sëmundjet e mushkërive. Rrushi, sidomos i zi, është një nga frutat më të shëndetshme dhe më të pasura në vlera. Falë përmbajtjes së lartë të ujit, kripërave minerale, fibrave dhe kokrrat e rrushit stabilizojnë nivelet e mineraleve për organizmin. Ato pastrojnë trupin e njeriut duke lehtësuar procesin e eliminimit të toksinave.

Këshilla për përdorimin Ndajeni rrushin në kokrra. Më pas t’i shtrydhni në pajisjet e kuzhinës tuaj për të përfituar lëngun magjik. Pajisja juaj do të bluajë frutat, lëkurat dhe farat e tyre dhe do të merrni vlera të rëndësishme për shëndetin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *