Su lmuesi francez mund të largohet nga Arsenali gjatë verës dhe atë e pëlqejnë në Itali dhe në Spanjë Alexandre Lacazette mund të largohet nga Arsenali gjatë kësaj vere.

Dhe, interesimi i klubeve të mëdha evropiane për të nuk mungon. Su lmuesi francez pëlqehet në Itali dhe në Spanjë. Atë e duan klubet e Serie A, Juventus e Inter, kurse në La Liga e pëlqen Atletico Madridi. 29 vjeçari ka nisur ta humbasë vendin e titullarit pasi më shpesh po luan qendërsulmuesi anglez, Eddie Nketiah. Prandaj, ai po e konsideron largimin nga “Emirates Stadium”. E përditshmja franceze “L’Equipe” beson se pas pak javësh, Lacazette mund të vendosë përfundimisht për të ardhmen.

Lexo po ashtu:  Një hungarez fut në sherr Napoli e Milan: Szoboszlai i vëzhguari special… nga Rangnick

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *