Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq po luan me propagandën si mjet për të çorientuar e për të kontaminuar hapsirën publike të shqiptarëve të Kosovës. Në një debat në televizionin serb “Tv Happy”, Vuqiç ka folur për ato që ai i ka quajtur ankthe të tij, Kosovën dhe “rrezikun e serbëve të Kosovës nga sulmet e shqiptarëve” që, sipas tij, mund t’i bëjnë kundër tyre, jo vetëm në veri por edhe në enklava të tjera serbe, përcjellë MekuliPress.
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress
Duke folur për projektin e tij për “korrigjimin e kufijve” ose “këmbimin e territoreve” Serbi- Kosovë, Vuçiqi e ka përmendur shkrimtarin e publicistin shqiptar, Veton Surroi!
Pasi Surroin e ka cilësuar intelektual ‘par exellance’, Vuçiqi ka pasur “një vërejtje të madhe ndaj tij” pasi që Veton Surroi, në paraqitjet e tij para opinionit serb në javën e shkuar, ka kundërshtuar kategorikisht ndarjen e Kosovës dhe ndryshimin e kufijve me Serbinë.
Edhe Vuçiqi e di mirë se gazetaria shqipe në Kosovë është e varur nga Beogradi dhe mediat e Beogradit. Ai e di se fjala e tij do të përkthehet në gjuhën shqipe nga “mediat shqipe” të Kosovës, media të cilat, shumica prej tyre, pa dorëza e pa diplomaci, janë duke mbrojtur gjeo-politikën serbe në Ballkan e në Kosovë.
“Public Relation” është mjet i fortë i Beogradit e i politikave zyrtare serbe, padyshim. Beogradi i ka në ndihmë mediat serbe të Prishtinës, të regjistruara si media shqipe, por që flasin në gjuhën shqipe nisur nga interesi politik serb dhe nga kodi kulturor serb./MekuliPress.com/
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress