Prapa protestës së dhunshme para Kuvendit të Serbisë gjenden forca anti-evropiane që janë afër të djathtëve rusë.

Kështu e fillon shkrimin mediumi serb, Kurir.rs, sipas të cilit kjo menjëherë u bë e qartë pasi drejtuesit kryesorë të protestës ishin të djathtët pro-rusë – ish-anëtari i Dveri, Srdjan Nogo, lideri i Dveri, Bosko Obradovic, Mladjan Djordjevic nga Aleanca për Serbinë.

Madje, po sipas këtij mediumi gjithashtu në këto protesta janë parë edhe disa rusë, përfshirë disa që folën edhe për mediat.

Në këtë drejtim, është përmendur edhe një grua e re ruse e cila thuhet se ishte në demonstratat e dhunshme në Beograd, i cili u tha mediave serbe se ajo “erdhi në protestat për drejtësi”.

“Unë jam nga Rusia, e di se çfarë është një diktaturë. Kam ardhur këtu për të protestuar për drejtësi. E njëjta gjë po ndodh në Rusi…”, ka thënë ndër tjerash ajo.

Në të njëjtën kohë, shkruan mediumi serb, ekzistonin edhe të tillë protestues, si ata anti-vaksina, kundërshtarë të rrjetit 5G dhe të tjerë.

Lexo po ashtu:  Mishi artificial zemëron kasapët në Evropë

Mediumi serb në shkrimin e ditës së enjte thekson faktin se Rusia përmendet nga Qendra për Studime Euro-Atlantike (CEAS) në kontekstin e protestave të Beogradit.

Sipas këtij mediumi, CEAS vlerëson se “liderët kryesorë të demonstratave të dhunshme që publiku patën mundësinë të shohin janë aktorë tejet pro-rusë në jetën publike, të cilët nuk zgjedhin mjetet për të delegjitimuar në përpjekjet e Serbisë për të arritur një kompromis për statusin e ri të Kosovës”.

Ndërkohë nënkryetari i Komunës së Beogradit, Goran Vesiq, gjithashtu theksoi se Mladjan Gjorgjeviq, si dikush që ka lidhje me qarqet e krahut të djathtë në Rusi, ishte i përfshirë në këtë protestë në Beograd.

Përveç Gjorgjeviq, Vesiq përmendi edhe Peshkopin Grigorije si frymëzuesin e protestës.

Ai deklaroi se Gjorgjeviç është “truri” i dhunës që po ndodh në skenën politike serbe dhe “eksponenti” i forcave politike ruse, i cili është përçmuar nga presidenti rus Vladimir Putin.

Ndryshe, presidenti serb Aleksandar Vuçiq u tërhoq nga plani për të zbatuar një bllokim të dytë mes rritjes së rasteve të coronavirusit, pasi protestuesit mbushën rrugët e Beogradit.

Lexo po ashtu:  Stuhia diellore do të shkatërrojë rreth 40 satelitë të sapo lëshuar të SpaceX!

Vuçiq kishte njoftuar të martën se masat e reja të bllokimit do të rivendoseshin më vonë gjatë javës, duke bërë që demonstruesit të mblidheshin para parlamentit me disa brohoritje “Dorëheqje! Dorëheqje!”.

Ai tha se ekipi i vendit, kryeministri dhe ministri i shëndetësisë “ndoshta do të vendosin masa më të ashpra, por pa futur një orë policore”.

Protestat filluan të martën dhe vazhduan të nesërmen me disa njerëz të lënduar jashtë parlamentit ndërsa shpërthyen përleshjet midis grupeve të protestuesve dhe policisë, të cilët përdorën edhe gazin lotsjellës.

Të paktën 357 raste të reja COVID-19 u konfirmuan në 24 orë në Serbi të martën dhe 11 njerëz kishin vdekur, sipas Ministrisë së Shëndetësisë të vendit.

Rastet e konfirmuara totale të vendit të martën ishin në 17.076 me 341 vdekje të lidhura me virusin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *