Për të arritur një biznes ose konsumator mjafton të skanoni kodin QR nga një faturë dhe menjëherë lidheni me kompaninë. Bizneset tashmë mund të vendosni edhe mesazhe mirëseardhje.

Pandemia globale e Covid-19 ka rritur mundësinë e bizneseve që të shkojnë online duke përdorur kanalet dixhitale me konsumatorët dhe sot WhatsApp zbuloi mjetet më të fundit për ta.

Platforma në pronësi të Facebook do të ofrojë përdorimin e kodeve QR që konsumatorët të lidhen më lehtësisht me bizneset në WhatsApp Business. Bizneset do të kenë akses në sticker-a të rinj dhe një katalog listash me lidhje që të përcjellin jashtë platformës së WhatsApp.

Aplikacioni WhatsApp Web po përdoret nga 50 milionë përdorues aktivë në muaj dhe dy tregjet më të mëdha, India dhe Brazili kanë secili 15 dhe 5 milionë përdorues aktivë në muaj.

Ndërsa aplikacioni konsumat ka 2 miliardë përdorues. Me kodet QR në vend që të shkëmbejnë detajet dhe numrat telefonikë, bizneset dhe konsumatorët mund ta bëjnë me një të skanuar të kodit QR.

Për të arritur një biznes ose konsumator mjafton të skanoni kodin QR nga një faturë dhe menjëherë lidheni me kompaninë. Bizneset tashmë mund të vendosni edhe mesazhe mirëseardhje.

Lexo po ashtu:  Vajza Shqiptare

Opsioni i katalogjeve bën të mundur që bizneset të krijojnë dhe ndajnë lidhje në katalogjet e tyre postuar diku tjetër. Ideja është që këto lidhje mund të ndahen në Facebook, Instagram dhe hapësira të tjera.

Të gjitha këto shërbime të reja mbeten falas për tu përdorur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *