Ministria e Shëndetësisë e Republikës Federale të Gjermanisë sot i ka dhuruar Ministrisë së Shëndetësisë së Kosovës 6 mijë RT-PCR teste për diagnozë laboratorike të Covid-19, njofton Klan Kosova.

Ky është donacion i Gjermanisë për Kosovën për të ndihmuar në përgjigjen ndaj pandemisë COVID- 19.

Në ceremoninë e dorëzimit të testeve ka marrë pjesë Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj dhe Ambasadori i RF të Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt, njofton Klan Kosova.

Ambasadori gjerman në Kosovë, Christian Heldt, ka thënë se secili duhet të respektojë rregullat e vendosura nga IKSHPK-ja.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, tha se ndihma e Gjermanisë është e mirëseardhur.

Lexo po ashtu:  FSK-ja me flotë të helikopterëve nga viti 2025

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *