Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka thënë në Samitin virtual të Parisit se marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë duhet të përfundojë me një zgjidhje ligjore.

Macron i cili ka hapur Samitin virtual të Parisit, pjesëmarrës kanë qenë edhe kancelarja Angela Merkel, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic dhe liderë të tjerë evropianë.

Macron në fjalën e tij tha se marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian përgjatë këtyre 10 viteve duhet të përfundojë me një zgjidhje përfundimtare dhe ligjore.

“Rezultate substanciale janë arritur për dhjetë vjet me ndërmjetësimin e BE-së. Duhet të ketë një zgjidhje përfundimtare dhe ligjore. Sipas asaj që shohim ka një problem. Të gjithë prej nesh janë përfshirë në këtë mosmarrëveshje dhe mendoj se stabiliteti i Ballkanit është përgjegjësi e Bashkimit Evropian”, është shprehur Macron, raporton AP.

Macron po ashtu tha se e ka mirëpritur faktin që Hoti dhe Vucic po ndihen përgjegjës për të gjetur një marrëveshje të qëndrueshme.

“Unë do të doja ta përshëndes kryetarin e shtetit Vuçiq dhe kryeministrin Hoti që po e ndajnë me ne këtë ndjenjë përgjegjësie. BE do ta marrë në dorë lehtësimin e procesit të dialogut. Ka pasur mjaft rezultate të arritura me ndihmën e BE-së”, u shpreh Macron. “Është e domosdoshme tani që të kërkojmë një marrëveshje të këtij diskutimi që të jetë një përfundim legal, i obligueshëm dhe final”, tha Macron.

Lexo po ashtu:  Qeveria amerikane miraton 1.6 miliard dollarë për projektin e vaksinave anti-covid

Kujtojmë se kryeministri Hoti tha se territori i Kosovës është i paprekshëm nga marrëveshja përfundimtare, po ashtu marrëveshja sipas tij të përfundon me njohje reciproke nga pala serbe dhe Kosovës t’i sigurohet ulësja në OKB.

Kurse në anën tjetër presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic tha se ishte bisedë e vështirë dhe se pala kosovare, sipas tij paska dalë me kërkesa të paarsyeshme dhe se Serbia ka qëndrim të kundërt nga të gjithë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *