Kërkesë për ngritjen e bustit të Faruk Begollit në Prishtinë

Edhe një muaj na ndajnë nga 13 vjetori i vdekjes së aktorit të mirënjohur Faruk Begolli. Ai jeton në kujtimet tona, por pak e hiç institucionet po bëjnë për përjetësimin e kësaj ëmbleme dhe figure të famshme shqiptare.

Në vitet e 90-ta ai së bashku me Enver Petrovcin themeluan Teatrin “Dodona” në Prishtinë, në këtë Teatër ai angazhonte studentët e tij dhe aktorë të tjerë duke inskenuar shfaqje të ndryshme teatrale. Teatri “Dodona” u bë Teatri më i njohur në Kosovë gjatë këtyre viteve duke vazhduar deri më tani.  Për gati 10 vjet ka qenë drejtor i teatrit ‘Dodona” në Prishtinë, me çrast ka bërë regjinë e mbi 20 shfaqjeve.  Është themelues i degës së aktrimit në Fakultetin e Arteve të Universitetit të Prishtinës më 1989.

Faruku meriton një bust për të cilin asnjëherë nuk ka luftuar dhe as që e ka lodhur kokën. Ai ka vdekur për teatrin, aktrimin  dhe studentët. Komuna e Prishtinës, ose edhe Qeveria duhet të ndajë një fond për ngritjen e bustit të aktorit tashmë të ndjerë. Duhet t’i respektojmë aktorët dhe profesorët e vjetër sepse falë tyre ne jemi këtu ku jemi. E kjo e cila duhe t’i bëhët Farukut është vetëm një kontribut minimal ndaj figurës së tij madhështore. Faruku jetoj për neve, ndërsa ne duhet ta vlersojmë kontributin e tij me një ndihmës modeste.

Lexo po ashtu:  OnePlus zbulon datën e debutimit të telefonit të shumëpërfolur

Ilir Muharremi, kritik i artit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *