Deputeti i LDK-së, Xhavit Ukaj ka mohuar se ka pasur për qëllim ta sulmojë kryetaren e Kuvendit,Vjosa Osmanin.
Ukaj në një prononcim ka thënë se ka shkuar te kryetarja Osmani për t’u konsultuar.
“Qëllimi i reagimit është se ia kam tërheq vëmendjen prej vendit, ma bëri me gisht, shkova me u konsultua. Unë i kam pas dy telefona në dorë me pas dashtë me sulmuar e kisha gjuajt me njërin telefon”, Xhavit Ukaj.
Deputeti Ukaj ka thënë se nuk ka asgjë për t’u lajmëruar Policia e Kosovës për rastin në fjalë.
“Edhe Vjosa mundet me thanë çka të donë, por falë zotit që janë kamerat në katër anët. Nuk e di, deri në këtë moment nuk më ka thirr askush në polici, nuk ka kurrgjë për polici”, ka thënë ai tutje.