Mustafi mund të qëndrojë në Arsenal. Vazhdimisht Shkodran Mustafi është lidhur me një largim të mundshëm nga Arsenali.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Por, me ardhjen e Mikel Artetës, gjërat kanë ndryshuar, për shkak gjithashtu edhe të punës së palodhshme të mbrojtësit shqiptar që ua ka treguar të kundërtën të gjithë atyre që dyshonin në aftësitë e tij. Sido që të jetë, edhe pse Arteta e do në ekip, ai tha se është në dorën e klubit.
“Është diçka që klubi duhet të zgjidhë, por ai e di mendimin tim”, tha Arteta.

“Jam shumë i lumtur me të siç mund ta shihni. Mënyra se si po luan, përkushtimi në gjithçka që po tentojmë të bëjmë, neveli i paraqitjeve në çdo 3 apo 4 ditë ndeshje, ai ka qenë shumë stabil”.




