Europë, po vijmë!

O, si nuk kam një grusht të fuqishëm!

Malit, që hesht, mu në zemër me ia njesh!

Ta shoh si dridhet nga grusht’ i paligjshëm…

E unë të kënaqem, të kënaqem tu’ u qesh.

Migjeni

Na prit! Ne kuq e zinjtë e Ballkanit po vimë! Po vijmë me gjithë shqiponjat, historinë dhe trimërinë.

Europë, po vijmë! Ti na prit, një vit, 2, 5, 10, por ne po vijmë! Po vijmë me gjithë ëndrrat dhe shpresat për të qenë si ty. Po vijmë por duhet të dish që do të sjellim ndryshim!

Europë po vijmë, ti veç na jep punë! Na jep mundësi. Na përdor, ama mos na lër në këtë varfëri dhe padrejtësi. I kemi sytë nga ty Europë se të parët e vendit nuk po marrin përgjegjësi

Europë, po vijmë! Po të lëmë çdo gjë ta përvetësosh vetëm na lër të vijmë! Shfrytëzoi tokat, burimet dhe çdo aset tonin! Merri malet, detet, fushat, kodrat, lumenjtë dhe liqenet. Malet, malet e lartë që s’bëjnë zë. Si në kohët e vjetra, ti na kujton si na merr çdo të mirë, se pjesën tjetër e dimë. Ti vetëm na lër të vijmë!

Lexo po ashtu:  Një sprovë për të shpëtuar tradhëtarin Basha

Ndoshta po shprehem gabim, Europë! E kam fjalën: Na merr! Na i hap dyert. Se kush na le ne të vijmë…

Kush heq dorë nga qyli, korrupsioni, drejtësia e padrejtë, pushteti absolut? Shpesh dhe ty të joshin Europë, prandaj bën sehir!

Por ti na merr, na i hap ato dyer që t’i lëmë ‘Gjeneralët e ushtrisë së vdekur’ të udhëheqin veten. Le të ngopen deri sa të plasin. S’do kenë më ku të bëjnë padrejtësi.

Na lë të mendoj që ti je e ëndërruara Europë dhe do na sjellësh shpëtim.

Mos mendo atë që po mendon Europë! Unë nuk jam e dështuar dhe as frikacake! Unë jam luftëtare, por dhe lufta ka rregulla. Atje po luftohet pa dinjitet. Në luftën pa dinjitet humbasin trimat dhe ëndërrimtarët

Europë, ti na njeh! E vërteta duhet thënë e gjitha se pjesërisht nuk është e vërtetë. Ne njohim të vërtetën tonë dhe ne njohim të vërtetën tënde.

Europë po vijmë që të bëjmë ndryshim!

Lexo po ashtu:  Iniciativa e Vjosës, çfarë dhe çka janë interesat e politike të qytetarëve?

Ne, qytetarët e thjeshtë, ne po kërkojmë të vijmë ose të na marrësh.

Pret kushte? Negociata? Integrime? Zhvillime? Ne kushtet i dimë… hahahaha. Më bëre të qesh me të madhe.

Europë, thjesht na merr! Po të pyetën për ne, thuaj që: Kjo është të jesh populli më i vjetër e i mallkuar i Ballkanit! Pazaret më të këndshme bëhen aty bashkë me ty.

SILVANA BEGAJ
#BS

#beni_share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *