Laçi nuk humbet mundësitë për ti krijuar vetes favore në luftën për një vend në Europë. Kurbinasit me fitoren 3-1 ndaj Luftëtarit janë distancuar 6 pikë nga Partizani në garën për Europën kur kanë mbetur edhe 3 javë për tu luajtur dhe presin me interes gabimet e rivalëve të tjetër Kukësit e Teutës për të rrëmbyer objektivin Europë.

Planet e Novit u shkatërruan pa nisur mirë ndeshja, kur Kuka e gjeti topin në këmbë dhe e devijoi në portën e tij. 1-0 pas dy minutash do të trondiste cdo skuadër dhe të rinjtë e bluezinjve e ndjenë goditjen dhe u vunë në shënjestër të sulmeve të Lacit që megjithatë siguroi rezultatin vetëm 5 minuta nga fundi i pjesës së parë, kur Xhixha përfitoi brenda zonës, në një amulli totale të gjirokastritëve, duke mundur Bashën në pozicionin më komod.

Bluezinjtë janë edhe në një ditë të pafat dhe shënojnë autogolin e dytë, në të 51, pas tentativës së dëshpëruar të Lalës, për të ndaluar Nuabuezen që kishte kaluar edhe portierin. Gjirokastritët u coroditën plotësisht në mekanizma dhe ndjenë peshën e rezultatit në këmbë, ndërsa në aksionin e vetëm të vërtetë të skuadrës së Novit Prenga shkaktoi penalltinë që i dha mundësinë Mehmetllarit të ngushtojë diferencën në minutën e 86.

Lexo po ashtu:  Rekordi historik i Gjasulës

Në fund, përfundon ashtu si duhet të përfundonte, ose më saktë ashtu si ishin parashikimet përpara sfidës në Laç. Bardhezinjtë shëtitën në shtëpi 3-0 përballë Luftëtarit, pa u sforcuar, duke përdorur si trampolinë drejt Europës pikërisht dy skuadrat e vendit të fundit: pas Flamurtarit, likuidohet edhe Luftëtari, që ishte larg nga të bërit rezistencë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *