Gjuha shqipe

Vëllezër shqipëtarë!
Qasuni më dëgjoni,
Sa të mundeni më parë
Gjuhën tuaj mësoni.

Pa shihni sa ësht’e mirë
S’u vjen mall’ e dëshirë?
Gra, burra, djem e vasha!
E ju plaka zë-trasha!

Mos rrini pa mësuar,
Kjo do të na nderojë,
E do të na bashkojë,
Këtë gjuhë, që flasim,
Këtë zë të këndojmë,
Gjënë tonë të qasim
Të huajn t’a dëbojmë,
Se gjuh’ e Shqipërisë
Është e Perëndisë,
Njeriu të shperndëronjë!
Gjuhën e Mëmëdheut!
Q’është e bukur’ e zonjë!
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Gjuhën e Skënder – beut!
Oh! e madhe mëkatë!
Kjo punë s’ka uratë.
Ju shkëmbenjë e ju male,
Ju brinja e bregore,
Dhe ju lumënj ngadale,
Ju fusha gjelbërore.
Shqip të flisni për herë!
Fjesht’ e të papërzier!
Dielli, hëna, pylli,
Dallëndyshija, larashi,
Edhe bilbili vetë
Shqip të flasë ndë jetë!
Dhe vetë Perëndija,
Edhe Zot’ i vërtetë,
Dh’ e tërë gjithësija
Këtë gjuhë të ketë
Këtë dhe shqipëtari,
Shpirt-madhi, punë-mbari.

Naim Frashëri – /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Lexo po ashtu:  MEDIA AMERIKANE: DEMOKRATËT KAN FITUAR ZGJEDHJET NË GJEORGJI

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *