Me një video-konferencë që zhvillohet të dielën, nën organizim të Bashkimit Evropian, rifillon dialogu në nivelin e lartë mes Kosovës dhe Serbisë.

Nga shërbimi i veprimit të jashtëm të BE-së (EEAS) është njoftuar se Përfaqësuesi i lartë për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrel, dhe i dërguari i posaçëm për dialog Miroslav Lajçak, së pari do të kenë biseda me njërën palë, pastaj me tjetrën për të mbajtur në fund një konferencë të përbashkët të kryeministrit të Kosovës Avdullah Hoti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

BE vlerëson se me këtë takim shënohet rifillimi i dialogut pasi takime në nivelin e lartë nuk ka pasur që nga viti 2018.

Për t’i inkurajuar palët që të përfshihen në mënyrë konstruktive në dialog, të premten ishte zhvilluar një samit virtual mes kryeministrit të Kosovës dhe presidentit të Serbisë me ndërmjetësimin e presidentit të Francës Emanuel Macron dhe kancelares Gjermane Angela Merkel.

Samiti virtual Kosovë-Serbi

Në këtë takim palët kishin paraqitur qëndrimet e tyre. Diplomatët në Bruksel, të njoftuar edhe me përmbajtjen e konferencës së nivelit të lartë nga 10 korriku, thonë se nuk do të jetë e lehtë të arrihet marrëveshja pasi ëhstë qartë se palët janë shumë larg në qëndrimet e tyre.

Lexo po ashtu:  Lidhja Demokratike e Kosovës: - Vjosa Osmanin kandidate për kryeministre.

Por, ata besojnë se BE-ja është në pozitën më të mirë për të ndërmjetësuar arritjen e një marrëveshjeje.

“Synimi ynë është që sa më shpejt të arrihet një marrëveshje për normalizimin gjithëpërfshirës të raporteve, përfshirë edhe me një dokument ligjërisht obligues. Për të arritur këtë, në tryezë duhet të shtrohen të gjitha çështjet e hapura mes palëve”, ka thënë një zyrtar i BE-së.

Takimi i së dielës është dashur të zhvilohej në Bruksel me praninë fizike të kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Por, ky takim është shtyrë për datën 16 korrik në Bruksel. Ndonëse në BE nuk kanë përmendur zyrtarisht arsyet e shtyerjes së këtij takimi, dhe zhvillimin e tij vetëm përmes video-konferencës, Radio Evropa e Lirë shkruan seburimet diplomatike në Bruksel kanë thënë se një shtyerje të tillë e ka kërkuar Qeveria e Kosovës.

Grenell: Kosova e Serbia e meritojnë vëmendjen e BE-së

Për Bashkimin Evropian është me rëndësi që të shënohet rifillimi i dialogut të dielën e kjo të konfirmoohet të enjten. Pastaj, palët do të kenë një periudhë gjatë së cilës duhet të përgatiten dhe të dakordojnë një agjendë sipas së cilës do të punohej në vjeshtë.

Lexo po ashtu:  Taksë ndaj gjigandëve të teknologjisë, G7 arrin marrëveshjen historike

Zyrtarët e BE-së vazhdojnë të pohojnë se situata e brendshme në Kosovë dhe tensionet në Serbi për shkak të protestave të ditëve të fundit nuk ndikojnë në agjendën e dialogut sepse, siç thonë “janë gjëra të ndara”.

Por një numër i konsiderueshëm i diplomatëve me të clët ka biseduar Evropa e Lirë kanë thënë se suksesi i dialogut gjithsesi do të varet edhe nga situata e brendshme si në Kosovë ashtu edhe në Serbi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *