Kërkuesit kanë zbuluar se lumturia e arrin kulmin e saj në dy faza të jetës dhe njërën mund ta keni kaluarën, ndërkaq tjetra nuk ka ardhur ende

Kur ktheni kokën prapa për të reflektuar mbi jetën tuaj, a keni ndonjë periudhë të caktuar e cila ka qenë më shumë e mbushur me lumturi?

Ndoshta viti kur legalisht keni pasur të drejtë të porosisni alkool? Ndoshta periudha e shkollës së mesme apo universitetit? Apo keni qenë më së shumti të lumtur kur jeni pranuar në punën që gjithmonë e keni pasur ëndërr?

Ekspertët kanë intervistuar 23,000 gjermanë të rritur të moshave 17-85 vjet, duke i pyetur për kënaqësinë që kanë në jetë dhe duke i pyetur se si e parashikojnë lumturinë e tyre gjatë pesë viteve të ardhshme. Pas saktësisht pesë vjetëve, të njëjtit njerëz janë ri-intervistuar për të parë nëse realiteti u është përshtatur pritshmërive të tyre.
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Kështu, ekipi hulumtues zbuloi se kënaqësia apo lumturia jonë arrin majën në moshën 23 dhe 69 vjet. Mosha 23-vjeçare është zakonisht mosha kur jemi të mbushur me optimizëm për të ardhmen.

Lexo po ashtu:  800 mijë njerëz shpenzuan 2 miliardë euro në lojëra fati në Greqi

Në anën tjetër, mosha 69-vjeçare është me shumë mundësi mosha kur streset e gjërave që nuk i njohim i kemi lënë pas dhe më në fund mund t’i shijojmë frutet e punës sonë profesionale dhe personale.

Vlen të ceket se ekspertët thonë se kur është fjala për lumturinë apo kënaqësinë, më mirë për ne është t’i prioritizojmë kënaqësitë e thjeshta.

Një shëtitje në park gjatë një diete në diell, një sesion i mirë me ushtrim fizike, dëgjimi i këngëve të preferuara, etj., janë të gjitha mënyra të sigurta se si mund të ndihemi më të kënaqur dhe më pozitivë për jetën.
/MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *