Kohëzgjatja e leximit: 3 minuta

A të duhen luftëtarë?
a do botës t’i vesh zjarr?
Do armiku arratinë të marrë?
Merr nja dhjetë Kosovarë!

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Njerëz të zgjuar me lezet,
që i gjen në çdo anë.
Që të bëjnë hallvë e salep,
këta janë mjeshtrit Dibranë

A do njerëz për ahengje?
Për tryezë e për kuvend;
Burra e gra kërcejnë me lodër,
Këta i gjen veç në Shkodër!

A të duhen gënjeshtarë?
Matrapazë e kokëtharë,
që rërën ta shesin për farë.
Merr Krutan dhe je i larë!

Po qejflinj a të duhen?
Që me jevga dinë të kruhen?
Zonja që pjellin çdo vit,
vetëm Elbasani i rrit!

Do ministra Kolonjarë?
Se mbahen burra me mend!
Duan kudo të jenë të parë,
në mexhlis dhe në kuvend!

Do budallenj që veç hanë?
Hajvanë me dy këmbë;
Pasuri s’dinë të venë,
merr shëtit gjithë Myzeqenë!

Lexo po ashtu:  Ja si duhet të shkruhen emrat asnjanës në gjuhën e sotme shqipe

A do të ruash florinë?
Katandinë e shtëpinë?
Me dy qofte mbushin sininë,
ec e merr gjirokastrinë!

Do të hash e të bësh qejf?
Sofra shtruar si për mbret,
pastërti e për kismet,
të tillë gjen veç në Përmet!

A do male me dëborë?
Trima të fortë e malësorë,
Fort bujarë e burrërorë,
shko në Kukës i ke në dorë!

Këta Matjanët burra të zotë!
Që dikur kanë bërë barot,
se i njeh gjithë vendi mbanë,
janë të aftë për xhandarë!

A do trima e sejmenë?
Kapardisur kudo venë,
pa i zënë gjumi mos flenë;
Për tre mirditorë bëj benë!

Do dembelë për Stambollë?
Mos u lodh të bezdisësh dynjanë,
në Tiranë rresht tabanë;
Vetëm të zgjasësh një dorë!

Do për punë? Një Korçar,
i ke bujq e ustallarë.
Me gra bashkë venë në varrë!
Kokë e këmbë s’i ke të sharë!

Hall i madh me Skrapallinë.
Ka rrezik të hash dhe dru.
Dy ministra le të rinë,
se na duhen dhe pa tru!

A do urtë njerëzit të rrinë?
Në komandë të kesh ushtrinë?
Në terbjet të kesh njerëzinë?
Merr të gjithë Labërinë!

Lexo po ashtu:  Nëse keni pyetur ndonjëherë/ Ja 10 shenjat kryesore të përkthimeve të dobëta

Ore të gjorë harruam Vlorën!
Se kjo punë lahet me gjak!
Dy shiritë e një medalje,
kësaj gjëje i venë kapak!

A të duhen sharlatanë?
Që të pihen në çdo anë?
Që të përçajnë vatanë?
Ke sa të duash Tropojanë!

Noli

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *