E thënë thjeshtë qendra e njoftimeve të Windows 10-ës do të ndalojë së hequr njoftimet e Chrome për ti zëvendësuar me njoftimet e veta.

Microsoft ka gjetur një mënyrë për të rregulluar një prej problemeve më irrituese të Chrome në Windows 10 duke ndryshuar mënyrën sesi funksionojnë njoftimet.

Mbase keni vënë re se kur merrni një njoftim nga shfletuesi Chrome, automatikisht njoftoheni edhe nga Windows 10. Kështu njoftimet dyfishohen dhe nëse klikoni njoftimin e fundit, Chrome nuk hap faqen prej ku ka ardhur njoftimit.

Por më 25 Qershor Microsoft shtoi një kod në projektin Chromium ku thotë se njoftimet do të mbeten në shfletues kur të hyjnë në qendrën e njoftimeve të Windows 10.

E thënë thjeshtë qendra e njoftimeve të Windows 10-ës do të ndalojë së hequr njoftimet e Chrome për ti zëvendësuar me njoftimet e veta.

Shfletuesi Chrome zhvillohet nga Google por pse Microsoft po shton këtë kod? Në 2018-ën Microsoft ndaloi së zhvilluari motorin e vet EdgeHTML për të kaluar në motorin e Chromium të njëjtin që përdor edhe Chrome.

Chromium është një projekt open-source i cili u jep mundësi njerëzve të punojnë së bashku për të përmirësuar kodin burimor, pikërisht atë që Microsoft po bën tani.

Lexo po ashtu:  Ora Apple e gjetur pas gjashtë muajve në oqean, ende punon

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *