Kim Kardashian është shumë “e shqetësuar” pas pretendimit të Kanye-s për t’u bërë president i Amerikës.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Në fillim të javës që lamë pas, reperi foli për planet e ardhshme të fushatës presidenciale, shëndetin mendor dhe problemet me bipolaritetin, por Kim nuk është dhe aq e sigurt për gjithë ç’ka ndërmend i shoqi të bëjë. “Zoti më dha qartësinë dhe më tha që është koha e duhur për të kandiduar për president. Ju e dini që unë kam qenë dhe atje, përfundova në spital dhe njerëzit nisën të më quajnë të çmendur. Unë nuk jam i çmendur!”-u shpreh Kanye për Forbes. Pavarësisht bindjes dhe sigurisë së Kanye-s, burime pranë Kim thonë për E!News se Kim është e shqetësuar për një vendim të tillë.
“Ajo e kupton që e përjeton diçka të tillë kohë pas kohe. Eshtë shumë pasionant në çdo gjë që bën dhe Kim e respekton, por jo gjithmonë bie dakord me veprimet e tij. Ajo e di që Kanye e ka seriozisht punën e presidentit dhe do ta mbështesë publikisht, pavarësisht të gjithave.”





