Adhurues të shumtë të filmit qëndruan në radhë të gjata të hënën e 17 shkurtit, vetëm për të pasur mundësinë t’i blejnë biletat për edicionin e sivjetmë të festivalit të filmit “Berlinale”. Disa prej tyre madje kishin qëndruar jashtë gjatë gjithë natës, në mënyrë që të ishin ndër të parët në radhë.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Disa prej të pranishmëve, ishin ndjekës të rregullt të festivalit ndër vite, andaj edhe po i kryenin rutinat e tyre të zakonshme të kampimit jashtë kabinës ku shiten biletat, në sheshin “Potsdamer Platz” të Berlinit.
Biletat janë në dispozicionin e publikut vetëm për disa ditë, para se të nis shfaqja e filmave si dhe një person ka të drejtë t’i blejë maksimumi 2 bileta për mbrëmje. Ndërsa çmimet e tyre ndryshojnë sipas kategorive të filmit.

Edicioni i 70-të i “Berlinales” është i pari në 18 vjetët e fundit, që nuk do të udhëhiqet nga ish-drejtori i festivalit, Dieter Kosslick. Me këtë rast, disa prej ndjekësve të rregullt të festivalit kishin shprehur pakënaqësitë e tyre rreth programit të filmave që do të shfaqen sivjet, duke i cilësuar si “shumë të errët”, pikërisht për këtë kohë kur njerëzit veçse janë të ngarkuar çdo ditë me çështje të komplikuara të cilët shfaqen nëpër televizione.
Hapja zyrtare e festivalit ndërkombëtarë të filmit në Berlin, do të mbahet nga 20 shkurti deri më 1 mars, me ç’rast do të shfaqen gjithsej 342 filma, në mesin e tyre edhe një film kosovar. “Exil” nga Visar Morina do ta ketë premierën evropiane në kuadër të kësaj ngjarjeje prestigjioze kinematografike, duke u shfaqur për publikun më 24 shkurt në kinemanë “Zoo Palast 1”, në kuadër të programit Panorama. Ndërsa, vetëm 18 filma do të konkurrojnë për çmimet kryesore të “Berlinales”, atë “Ariu i Artë” dhe “Ariu i Argjend”.





