Vizitorët nga këto vende përfshirë Shqipërinë dhe Kosovën e kishin të pamundur shkarkimin e tij përmes dyqaneve të aplikacioneve si App Store dhe Google Play.

Spotify, aplikacioni i shërbimit të muzikës dixhitale i cili jep akses në miliona këngë, nga data 15 Korrik do të jetë i disponueshëm edhe për ShqipërinëKosovën dhe Malin e Zi.

Aplikacioni ka mëse 130 milionë përdorues me pagesë dhe ofrohet në mëse 101 vende të botës. Nga data 15 Korrik do të jetë i disponueshëm përfshirë edhe disa vende të Ballkanit si SerbiaKroaciaBosnje Hercegovina dhe Maqedonia e Veriut.

Shërbimi i muzikës dixhitale shtoi 6 milionë abonentë me pagesë vetëm gjatë periudhës së izolimit të Covid-19 ndërsa në total numri i përdoruesve aktiv të platfomës u rrit me 31%.

Rivali më i madh i kompanisë Apple Music numëron 68 milionë përdorues me pagesë. Aplikacioni Spotify është një prej shërbimeve të  muzikës me rritjen më të shpejtë dhe në shtetet ku do të ofrohet së fundi ka qenë i padisponueshëm.

Vizitorët nga këto vende përfshirë Shqipërinë dhe Kosovën e kishin të pamundur shkarkimin e tij përmes dyqaneve të aplikacioneve si App Store dhe Google Play.

Lexo po ashtu:  Zoom do të jetë i sigurtë vetëm për ata që paguajnë

Gjithashtu është një prej aplikacioneve më të kërkuara nga Shqiptarët nëpër forumet e Spotify.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *