Deputeti i LVV-së, Eman Rrahmani, në fillim të seancës së sotme ka reaguar ndaj kryeministrit Avdullah Hoti, i cili sipas tij ka fajësuar besimtarët për numrin në rritje të rasteve me COVID-19.

Rrahmani e ka quajtur deklaratën e Hotit si tendencioze dhe sipas tij është bërë për të fshehur paaftësinë në menaxhimin e situatës me COVID-19, transmeton “Zeri.info”.

“Dje zotëri Hoti deklaroi se rritja e numrit të të infektuarve është për shkak të Fitër Bajramit. Aq sa është skandaloze, e turpshme, është edhe tendencioze kjo deklaratë e tij, nuk mund të arsyetoni paaftësinë tuaj duke hedhur fajin te besimtarët, sepse nëse dikush ka respektuar rregullat, janë besimtarët e të gjitha besimeve, andaj nuk mund të tjetërsoni me deklarata të tilla paaftësinë dhe keqmenaxhimin, ne e dimë se çfarë qeverie koti, çfarë ministrash kemi” ka thënë Rrahmani.

Lexo po ashtu:  Bideni siguron fitoren e parë në një qytet

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *