AgroWeb.org ju sjell sot fakte shkencore mbi kombinimin e vajit të ullirit dhe uthullës. Më konkretisht bëhet fjalë për vaj ulliri ekstra të virgjër dhe uthull molle ose musht uthulle molle. Bashkimi i vajit të mirë të ullirit dhe uthullës së mollës ofron më shumë përfitime shëndetësore për ata me diabet ose paradiabet, vërejnë disa studime të rëndësishme shkencore të konsultuara nga AgroWeb.org.Hulumtimi thelbësor provon se vaj ekstra i  vi rgjër i ullirit, një element kryesor i ushqimit mesdhetar, është i shkëlqyer për shëndetin tuaj të përgjithshëm. Por është kombinimi i mësipërm është veçanërisht i mirë për shëndetin e zemrës, një konsideratë kyçe për cilindo me paradiabet ose diabet.

Fakte shkencore të vlefshme Një studim spanjoll analizoi konsumin e kombinimit dhe vdekshmërinë në më shumë se 40,000 njerëz për 13 vite. Studimi zbuloi se rreziku i përgjithshëm i vdekjes ishte 26 për qind më i ulët dhe rreziku i vdekjes nga sëmundjet e zemrës ishte 46 për qind më e ulët, mes atyre që konsumonin më shumë vaj ulliri ekstra të virgjër çdo ditë.

Lexo po ashtu:  Si ta përdorni vajin e limonit për frymëmarrjen

Rezultatet ishin të qarta. Për ata që hanë një ushqim tipik ditor 2,000 kalori, vdekshmëria e përgjithshme ra me 7 për qind. Vd ekshmëria e sëmundjeve të zemrës ra me 13 për qind, për çdo 10 gram vaj ulliri ekstra të virgjër që konsumuan njerëzit e përfshirë në studim. Vaji i Ullirit Ekstra i Virgjër Me Uthull Molle arrin uljen e glukozës Dy studime të tjera sugjerojnë se uthulla e mollës dhe vaji i mirë i ullirit ofrojnë edhe përfitime të tjera.Studiuesit u përqëndruan në ushqime të dashura për cilindo konsumator, buka dhe  patatet.

Për shkak se të dyja ushqimet janë të larta në karbohidrate, ato përthithen shpejt dhe po shpejt ngrenë sheqerin në gjak. Kjo nuk është gjë e mirë kur je paradiabetik ose diabetik dhe përpiqesh të mbash glukozën nën kontroll. Studimi i parë u serviri vullnetarëve ushqime të thjeshta në ditë të ndryshme pas mosngrënies gjithë natën. Sallatë jeshile spërkatur me vaj ulliri, me dhe pa bukë. Sallatë jeshile spërkatur me vaj ulliri dhe uthull molle, me dhe pa bukë. Nivelet e tyre të sheqerit në gjak u matën para dhe 95 minuta pas çdo vakti. Kur pjesëmarrësit hëngrën bukë me sallatë jeshile, vaj ulliri ekstra të virgjër dhe uthull molle, sheqeri i tyre në gjak u rrit mesatarisht 34 për qind më pak se kur hëngrën vetëm bukën, rezultoi studimi. Në studimin e dytë, të kryer në Suedi, u ushqyen vullnetarë të shëndetshëm me:
Patate të freskëta të ziera. Patate të ruajtura në ftohtë (të ziera, pastaj të ftohura për një ditë). Patate të ruajtura në të ftohtë, të marinuara me vaj ulliri dhe uthull molle. Studiuesit matën nivelet e sheqerit në gjak dhe të insulinës disa herë në dy orë pas çdo vakti. Ata që hëngrën patate të ftohta me vaj ulliri dhe uthull kishin një përgjigje më të ulët prej 43 për qind të sheqerit në gjak. Gjithashtu patën një përgjigje më të ulët të insulinës prej 31 për qind se ata që hëngrën patate të freskëta. Nevojiten më shumë kërkime për të konfirmuar rezultatet e këtyre studimeve. Por ajo që këshillon AgroWeb.org është kjo.

Lexo po ashtu:  “Pavarësisht sa herë të kanë zhgënjyer, vazhdo të bësh mirë”. Disa këshilla të vlefshme për këdo

Shtoni një sallatë me vaj ulliri ekstra të virgjër dhe uthull molle për shkak të potencialit të tyre për të mbajtur nën kontroll sheqerin në gjak. Cilat janë masat e duhura të kombinimit? Kombinoni nje raport me një lugë gjelle me vaj ulliri ekstra të virgjër dhe një lugë çaji me uthull molle për të marrë masën e duhur. Përdoreni gjatë çdo vakti dhe do t’i bëni një shërbim të mirë organizmit tuaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *