Simon Kjaer do të qëndrojë te Milan edhe përtej këtij sezoni, me ‘Rossonerët’ që raportohet të kenë arritur marrëveshje me Sevillan për transferimin e përhershëm të reprezentuesit danez.

Ish mbrojtësi i Atalantës është transferuar te Milan në janar në formulën e huazimit me të drejt blerje, dhe skuadra e drejtuar nga Piolo ka vendosur të investojë 3.5 milionë euro në mbrojtjen e tyre.

Afati i fundit në huazimin e tij përfundon nesër (e mërkurë), por Gianluca di Marzio thotë se të dy skuadrat kanë arritur marrëveshje për transferimin e përhershëm të tij.

Kjaer ka luajtur 14 ndeshje në Serie A, duke e vendosur veten si një lojtar kyç te skuadra e Piolit.

Të gjitha çështjet mes skuadrave janë rregulluar, dhe një njoftim zyrtar nga Milan do të vijë shumë shpejt.

Lexo po ashtu:  Mariupoli nuk do t’i dorëzohet Rusisë, sipas Ukrainës

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *