Zbulohet një gen vendimtar në antitrupat njerëzorë dhe që mund të përdoret në vaksinën kundër koronavirusit. Ai është i pranishëm në 294 antitrupa të analizuar në institutin kalifornian Scripps.

Sipas të dhënave ai është një nga më të shpeshtët dhe arrin të përgjojë proteinën Spike e konsideruar si “arma kryesore” e SarsCoV2 e cila bën lidhjen e virusit me sipërfaqen e qelizave njerëzore. Studimi është botuar në revistën “Science” dhe premton të shpejtojë kërkimet për një vaksinë efektive kundër pandemisë Covid-19.

Optimizmi i studiuesve të koordinuar nga Yuan Meng, i Laboratorit të Scripps të Biologjisë Kompjuterike lidhet me faktin se për herë të parë është gjetur një element thelbësor për hulumtimin mbi vaksinën.

Vaksina të shumta kanë hyrë tashmë në fazën e provave klinike, por deri tani askush nuk ka arritur të shfrytëzojë një informacion si ky.

Lexo po ashtu:  Ushqime që duhet t’i shmangni nëse vuani nga diabeti

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *