Të prekur nga koronavirusi, dy punonjës të një parukerie mbanin një maskë mbrojtëse gjatë ndërveprimit të tyre me klientët.

Rreth 140 persona kanë frekuentuar hapësirën në disa ditë dhe asnjë nuk është infektuar, sipas një studimi të publikuar sot.

Përfundimet e Qendrave amerikane për Parandalimin dhe Luftën kundër Sëmundjeve (CDC), që kanë realizuar studimin, shkojnë në drejtimin e një përdorimi shumë të gjerë të maskës mbrojtëse.

Më 12 maj, një parukiere (parukierja A) ka ndjerë simptoma respiratore në këtë sallon që ndodhet në Springfield, në shtetin e Misurit. Por, ajo ka vazhduar të punojë deri më 20 maj, në pritje të një testi pozitiv me COVID-19.

Një stiliste tjetër flokësh, për të cilin studimi nuk saktëson nëse bëhetë fjalë për një mashkull apo femër (parukieri B), ka qenë e ekspozuar me kolegen e saj dhe ka shfaqur simptoma më 15 maj duke vazhduar gjithashtu të punojë deri më 20 maj. Një test është kryer dhe ka rezultuar pozitiv dy ditë më pas.

Lexo po ashtu:  RASTËSI E NDODHUR RASTËSISHT - “MARSHI I UÇK-së”?

Atëherë salloni është mbyllur dhe është dezinfektuar ndërkohë që autoritetet shëndetësore kanë identifikuar 139 klientët me shumë mundësi të ekspozuar. Pjesa tjetër e personelit është vendosur në karantinë përgjatë dy javëve.

Gjatë ndërveprimit me klientelën, punonjësit kanë mbajtur një maskë.

Gjendja shëndetësore e 139 klientëve është mbikëqyrur dhe një test u është propozuar. Asnjë nga 67 individët që kanë pranuar të testohen nuk ka rezultuar pozitiv. Kurse të tjerët nuk kanë shfaqur simptoma brenda dy javëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *