Është padia e dytë që shkon në drejtim të firmës që prej muajit Qershor për të njëjtën çështje, abuzimin me privatësinë.
Google dhe kompania mëmë Alphabet janë akuzuar në mënyrë të vazhdueshme për abuzimin e me privatësinë e miliona përdoruesve edhe kur këta të fundit kanë çaktivizuar funksionet e gjurmimit thotë një padi në gjykatë e cila kërkon dëmshpërblim prej 5 miliardë dollarësh.
Padia e dërguar pranë gjykatës së San Jose të Shteteve të Bashkuara thotë se Google ka shkelur ligjin federal Amerikan të përgjimeve dhe ligjin e Kalifornisë për privatësinë duke grumbulluar informacione nga përdoruesit që nga lajmet që lexojnë, tek kërkimet online dhe aplikacionet mobile.
Kjo ka ndodhur edhe kur përdoruesit kanë përdorur shfletuesit në modalitetin privat. Padia është përpiluar nga firma ligjore Boies Schiller Flexner, e cila përfaqëson disa individë dhe shpjegon sesi Google përmes Firebase ka koleksionuar të dhënat e përdoruesve.
Është padia e dytë që shkon në drejtim të firmës që prej muajit Qershor për të njëjtën çështje, abuzimin me privatësinë.
“Edhe kur përdoruesit përmes udhëzimeve të Google fikin opsionet Web & App Activity. Megjithatë Google vazhdon të ndërhyjë tek përdorimi i aplikacioneve dhe shfletimi në ueb i përdoruesve duke aksesuar informacione personale,” thotë padia.
Grumbullimi i të dhënave ndihmon Google të mësojë thuajse çdo gjë rreth jetës private të përdoruesve duke ditur se kush janë miqtë e tyre, çfarë hanë, çfarë blejnë e deri tek gjërat më intime kishte paralajmëruar firma ligjore.
Tashmë kërkohet një kompensim të paktën 5 miliardë dollarë nga gjiganti i teknologjisë ndërsa Google nuk ka komentuar akuzat.
Departamenti Amerikan i Drejtësisë së bashku me një numër prokurorësh kanë nisur hetimet ndaj praktikave të biznesit të kompanisë për të mësuar nëse ka fituar një avantazh të padrejtë kundër rivalëve.