Qeveria Irlandeze dhe Apple reaguan duke apeluar vendimin e Komisionit Evropian duke argumentuar se tejkalonte çdo arsyetim.

Apple fitoi një betejë të gjatë me Komisionin Evropian mbi një gjobë të vendosur nga ky i fundit prej 14.9 miliardë dollarësh.

Një prej vendimeve të shumëpritura, Gjykata Evropiane vendosi se Apple ka vepruar brenda ligjeve.

Komisioni Evropian në 2016-ën tha se qeveria Irlandeze në mënyrë të padrejtë i kishte siguruar përfitime taksative Apple dhe e urdhëroi të rikuperonte afro 13 miliardë euro prej kompanisë.

Qeveria Irlandeze dhe Apple reaguan duke apeluar vendimin e Komisionit Evropian duke argumentuar se tejkalonte çdo arsyetim.

Irlanda, Apple dhe Komisioni Evropian tashmë kanë dy muaj për të vendosur nëse duan të apelojnë vendimin e fundit duke i hapur rrugë dërgimit të tij në tribunalin më të lartë të Evropës.

Qeveria Irlandeze tha se vendimi i gjykatës është i drejtë dhe se asnjëherë nuk ka favorizuar Apple dhe taksa ka qenë e njëjtë për të gjitha kompanitë sipas politikave Irlandeze të taksimit.

Lexo po ashtu:  Të enjten Kukësi nderon krijuesin Demir Reshiti

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *